Nga Shqipëria / E Martë 20 Nëntor 2018, 14:02

Përçarje në Babastars? Menaxheri i grupit flet për sherrin mes reperave

Së fundmi në media u shpërnda me shpejtësi lajmi se mes Getoar Selimi dhe Agon Amigës kishte ndodhur një përçarje dhe se kënga më e re e reperit “Oh bir” ishte një diss për Getoarin dhe se Agon Amiga do të largohej nga Babastars, duke sjellë kështu përçarjen e labelit të njohur.

"T'kom msu qa me vesh, t'kom msu qa me ble, sot mas 15-vjetve jeni tu ma tesh."- ishin fjalët të cilat mendohej se i drejtoheshin Getoarit.

Mirëpo së fundmi në një prononcim për ‘Blitz.al’, menaxheri i Babastars ka folur duke hedhur poshtë të gjitha lajmet dhe duke treguar që djemtë jo vetëm që janë bashkë por dhe që do të sjellin një super surprizë për fansat.

"Është një lajm kot. Kënga e Agonit nuk ka të bëjë me Getoarin, ndryshe nuk kishte logjikë që Dj i Getit, Marshall Jungle të shkruante tekstin e kësaj kënge. Përveç kësaj,unë si menaxher i Getoarit kam postuar këngën e Agonit, që do të thotë s’ka të bëjë me të”. Pra, të gjitha lajmet që kanë qarkulluar ditën e djeshme, nuk kanë brenda asnjë të vërtetë. Djemtë e Babastars jo vetëm që janë bashkë por presim edhe shumë surpriza prej tyre."- ka thënë ai.