Koncerti i mbajtur mbrëmjen e djeshme në Vatikan për të përkujtuar 500 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastiot Skënderbeu është komentuar gjatë orët e fundit në media. Të shumtë ishin personazhet e njohur që morën pjesë në këtë event dhe njeri ndër tyre ishte edhe gazetari Drini Zeqo.

Ashtu si dhe pjesëmarrësit e tjerë edhe Drini ka mundur të bëjë një foto me këngëtaren me origjinë shqiptare të famshme në të gjithë botën Dua Lipa. Drini e ka shpërndarë foton në profilin e tij në Instagram, mirëpo vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr një detaj tjetër.

Mbrapa Drinit dhe Duas qëndron një djalë i vogël, mimika e fytyrës së tij ka shkrirë së qeshuri të gjithë fansat, të cilët kanë rënë dakord se kjo foto do të kthehet në memen e javës.






