Ditën e djeshme në të gjitha media u shpërnda me shpejtësi lajmi se këngëtarja e njohur shqiptare Baby G ishte arrestuar nga policia kosovare pasi i ishin gjetur disa lëndë narkotike. Madje u përfol se ajo ishte në gejndje të rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin psikiatrik.

Por lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi vetë këngëtarja nëpërmjet disa postimeve në Instagram ku ka hedhur poshtë këto lajme të pavërteta.

Ajo ka publikuar disa video ku në të parën ajo shfaqet e lumtur duke qeshur dhe shkruan: "Folin, folin, unë kesh, kesh". Ndërsa në një video tjetër këngëtarja shfaqet me të atin dhe të dy tregojnë gishtat e mesit në kamera.





