Pak javë na ndajnë nga finalja e madhe e spektaklit "Kënga Magjike" që këtë vit është në 20 vjetorin e tij. Tashmë prej javësh janë prezantuar disa nga këngët konkurruese për këtë edicion dhe pak kohë më parë u zbulua se prezantues të këtij edicioni do të jenë Ardit Gjebrea, Bora Zemani dhe Klaudia Pepa.

Ditën e sotme Arditi ka publikuar disa pamje nga përgatitjet e skenës madhështore të Kënga Magjike. Si çdo vit spektakli do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, por këtë herë moderatori premton se do të ketë shumë surpriza në skenografi.

“Dita e parë, skena e ‘Kënga Magjike 2018’. Nuk imagjinohet dot ç’do të ndodhë këtë edicion”, shkroi në postimin e tij Gjebrea.








