Nga Shqipëria / E Martë 20 Nëntor 2018, 12:12

Merr fund Babastars: Agon Amiga i bën diss-in e papritur Getoarit

Siç duket labeli i njohur "Babastars" po përballet çdo ditë me një problem të ri. Pas largimit të reperit Skivi nga ky grup së fundmi në media është përhapur lajmi se mes dy anëtarëve më të vjetër, Getoar Selimit dhe Agon Amigës ka një përçarje.

Sipas burimeve për ‘Sevenbizz’ kënga më e fundit nga ana e Amigës “Oh bir” është një diss për reperin e  famshëm Getoar Selimi dhe se si shumë anëtar të tjerë dhe Agon Amiga është drejt largimit nga ‘Babastars’.

"T'kom msu qa me vesh, t'kom msu qa me ble, sot mas 15-vjetve jeni tu ma tesh."- fjalë të cilat mendohet se i referohen Ghettos.