Nga Shqipëria / E Martë 20 Nëntor 2018, 12:12

Video që pushtoi rrjetet sociale: Moderatorja shqiptare ja plas të qeshurës në transmetim live

Ditën e djeshme moderatorja e emisionin "7 pa 5", Pranvera Borakaj ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke qenë se krejt papritur e ka kapur e qeshura dhe nuk ka mundur ta ndalojë.

Teksa ka qenë duke përfunduar një lidhje me Skype, moderatorja ka nisur të qesh me të madhe. Edhe pse është munduar që ta kthejë zërin e saj në gjendje normale dhe ka vazhduar programin, asaj i është kujtuar sërish diçka dhe ka filluar të qesh me të madhe.

“Kam përshtypjen se kemi një problem teknik! Janë gjëra që ndodhin në një transmetim live”- thotë ajo ndërkohë që vazhdon të qeshë.

Ndërkohë video e saj u shpërnda me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale dhe u kthye menjëherë në një meme.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Unë çdo herë që jam ngritur para klasës për të thënë mësimin... ð?¤£ð?¤£ð?¤£ð?¤£nuk ndaloj dot. e kam parë 1452729188222 herë.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on