Nga Shqipëria / E Hënë 19 Nëntor 2018, 19:07

'Nuk më la radhë', Xhensila publikon këngën e re të Besit dhe është thjesht fiksuese

Aktori shumë i dashur për publikun, Bes Kallaku ka publikuar pak orë më parë këngën e tij më të re që titullohet ‘Duku Duku’. Kënga është një bashkëpunim me këngëtarin Kole Oroshin, dhe vjen pak javë pas publikimit të bashkëpunimit me këngëtarin Dani.

Lajmin e ka dhënë bashkëshortja e aktorit, Xhensila Myrtezaj nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka treguar se tashmë Besi nuk po i lë më radhë për të sjellë ndonjë projekt të ri.

‘’Kur bashkëshorti nuk të lë rradhë për të nxjerrë ndonjë këngë të re’’, ka shkruar ajo pranë klipit të këngës së re e cila është pritur mjaft mirë nga fansat.