Nga Shqipëria / E Hënë 19 Nëntor 2018, 19:07

'Do të bëj më të mirën si mama', Orinda Huta flet për pritjen e ëmbël

Orinda Huta është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo prej muajsh prezanton emisionin e njohur "Jo vetëm modë" në Tv Klan. Pak kohë më parë në media u përhap me shpejtësi lajmi se moderatorja ishte në pritje të  ëmbël pasi në disa foto ajo shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Mirëpo një gjë e tillë u përgënjeshtrua nga çifti i njohur. Ditën e sotme në një intervistë për revistën ‘Class’, Orinda ka reaguar se ajo dhe Turi duan që të krijojnë një familje të madhe dhe se kur të jetë vërtetë shtatzënë lajmin do e jap pas 3 muajsh.

"Me bekimin e Zotit duam një familje të madhe", është shprehur Orinda. E pyetur si e sheh veten si mama e ardhshme, moderatorja është përgjigjur: "Aaaa s'di çtë them...Unë do bëj më të mirën! Do presim tre muaj më mirë! Nuk besoj se na ngut gjë. Do kemi kohë për ta shijuar vetë njëherë", është shprehur moderatorja.