Që pas nisjes së emisionit të njohur "Hell’s Kitchen" Renato Mekolli është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në media. Sjellja e tij agresive dhe të bërtiturat dhe thyerjen e pjatave është kthyer në një nga lajmet më të diskutuara nga të gjithë.

Ditën e sotme Renato feston ditëlindjen dhe stafi i tij ka vendosur që ta surprizojë në mënyrën më të bukur. Ata i kanë përgatitur atij një tortë të madhe në të cilën përveç se kanë vendosur mjetet kryesore të kuzhinës i kanë vendosur edhe disa pjata të thyera.

Renato është emocionuar pa masë nga kjo surprizë dhe e ka publikuar bashkë në Instagram ku ka shkruar: Dhurata e stafit tim në Umami “Një tortë me pjata të thyera”.
View this post on InstagramDhurata e stafit tim në Umami “Një tortë me pjata të thyera” ð???ð???â¤ï¸





