Ne jemi gjithmonë në procesin e të mësuarit më shumë rreth vetes dhe shumë shpesh zbulojmë karakteristika absolutisht të paparashikueshme në karakterin tonë. Kafshët që marrim dhe pëlqejmë gjithashtu mund të tregojnë shumë për personalitetin tonë dhe mënyrën se si ne mendojmë. Këtu do të gjeni disa gjëra më interesante për veten tuaj. Cilën kafshë shikoni të parën në këtë figurë? Përgjigja juaj zbulon shumë për ju.
Tigër

Tigri personifikon energjinë dhe fuqinë. Mirëpo, ky lloj personaliteti është gjaknxehtë dhe shpesh është rebel dhe kundër rrymës. Ndonjëherë ju jeni edhe i padisiplinuar. Për shkak të qëllimeve dhe ambicieve në jetë, ju mund të keni sukses sepse luftoni fort.
Shqiponjë

Shqiponjat përcaktojnë qëllime ambicioze dhe bëjnë gjithçka për t’i arritur ato. Vajzat dhe meshkujt e këtij lloji janë fisnikë dhe kujdesen për njerëzit që kanë nevojë për ndihmën e tyre. Ata gjithmonë do të ngrihen në këmbë, kur dikush ndihet i ofenduar apo i ngacmuar. Jeni mbështetje për të gjithë. Shqiponjat janë shumë të lidhura pas familjes.
Qen

Qeni është një personifikim i intelektit dhe besnikërisë. Ky është një person i sinqertë dhe i përkushtuar. Ky lloj i personalitetit ka një ndjenjë të lartë të drejtësisë. Ndonjëherë ata do të luftojnë deri në fund kur mendojnë se diçka është e padrejtë.
Elefant

Ju jeni të ndershëm, të fuqishëm dhe shumë inteligjent. Ama jeni edhe shumë kokëfortë. Ju jeni të orientuar në karrierë dhe jeni tepër ambicioz. Familja është shumë e rëndësishme për njerëzit e këtij lloji. E keqja juaj është se jeni pak pesimist, por keni edhe shumë miq që ju qëndrojnë pranë.
Ketri

Kjo kafshë simbolizon lëvizshmërinë, efikasitetin, energjinë dhe përkushtimin ndaj një detyre. Ketrat kanë inteligjencë të lartë, largpamësi dhe janë gjithmonë aktivë. Ata gjithmonë përpiqen të shkojnë përpara. Energjia e tyre i ndihmon ata të përballojnë vështirësitë, pavarësisht sa të mëdha janë. Ketrat mund të vëzhgojnë dhe analizojnë një situatë që i ndihmon ata të arrijnë shumë. Ata lëvizin me shpejtësi në të ardhmen, por kurrë nuk harrojnë familjen e tyre, ose nga ku kanë ardhur.
Bretkosë

Bretkosa është gjithmonë në gjendje të qetë. Ky lloj i personalitetit nuk nxiton asnjëherë. Ju jeni një mik i mirë dhe i dëgjoni të tjerët me shumë vëmendje. E mira juaj është se shikoni punën tuaj dhe nuk ndërhyni në gjërat personale të askujt. E keqja juaj është se prisni shumë gjatë për një projekt dhe mbase humbisni edhe një shans të mirë.
Peshk

Ju keni intuitë të përkyer. Këta njerëz shmangin pengesat. Ata janë mjaft këmbëngulës, por zakonisht nuk janë shumë aktivë. Ata i fitojnë betejat e tyre pak nga pak. Ata gjithashtu dinë se si të mbajnë sekretet e tyre dhe të të tjerëve dhe kanë një tendencë të jenë njerëz privatë.
