Këngëtares shqiptare të hitit "Say my name", Bebe Rexhas i ka ndodhur e papritura teksa ka qenë duke udhëtuar. Ajo ka lajmëruar së fundmi nëpërmjet një postimi në Twitter se dikush i ka vjedhur asaj varësen me emrin Bebe, të cilën këngëtarja nuk e ka hequr asnjëherë.

Sipas saj ajo varëse është shumë e shtrenjtë për të dhe ka kërkuar nga të gjithë fansat se nëse e shohin të shitet online ta lajmërojnë.

“Dikush në aeroport më vodhi varësen time 'Bebe', më është thyer zemra. Nëse dikush e sheh varësen time duke u shitur në internet, ju lutem më lajmëroni. Mos e bleni atë mut", shkruan Bebe.





