Nga Shqipëria / E Hënë 19 Nëntor 2018, 17:05

Bëri veprimin që rrezikoi njerëzi, Adelina Tahirit si plas fare: 'E kam burrin avokat'

Adelina Tahiri prej disa kohësh ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku vazhdimisht me videot live zbulon shumë të pathënë nga jeta e saj. Ajo çdo ditë shuan kureshtjen e fansave dhe u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Mirëpo ditën e sotme Adelina i ka dhënë vetë makinës dhe ndërkohë që po bënte një video live, fansat vunë re se këngëtarja po udhëtonte pa rrip sigurimi duke shkaktuar kështu rrezik për kalimtarët.

Njëri nga fansat madje e ka paralajmëruar se policia mund ti hiqte patentën për ketë veprim, por Adelina ka dhënë një përgjigje arrogante që nuk është pritur mirë nga fansat.

“Le të ma heqë policia patentën, e  kam burrin avokat, e marr prapë!” Ndërsa përsa i përket rripit të sigurimit, këngëtarja tha qartazi se nuk shkon të mbash edhe peliçe edhe rrip sigurimi!”, duke treguar se nuk I intereson shumë.