Nga Shqipëria / E Hënë 19 Nëntor 2018, 17:05

Roza Lati nuk përmbahet, i hidhet këngëtares në qafë dhe tenton ta puth në buzë (Video)

Ditën e djeshme në emisionin "Why not" ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Era Rusi, e cila përveç pjesëmarrjes së saj në "Kënga Magjike" ka folur edhe për eksperiencën në ‘Your Face sounds familiar’.

Siç rrëfeu dhe vetë Era perforancat në atë spektakël kanë qenë jashtë kornizave të saj pasi në njërën prej tyre i është dashur që të puth në buzë njërin nga balerinët.

Në këtë moment Roza e ka pyetur: "Pse dhe ti puthke kështu nëpër emisione?

"Jo unë, ishte ajo tjetra."

Por, Roza nuk ka ngurruar aspak është ngritur nga vendi dhe duke numëruar 1, 2, 3, I është hedhur në qafë Erës duke tentuar ta puthë në buzë. Ajo e ka refuzuar duke larguar menjëherë kokën.