Rrugët e kryeqytetit këto ditë kanë qenë të mbushura me shumë Skocezë, të cilët të veshur me fustanellë kishin ardhur për të përkrahur skuadrën e tyre në ndeshjen kundër Shqipërisë. Veshja e tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe të gjithë ishin kurioz të dinin nëse poshtë fustanellave ata kishin veshur mbathje.

Këtë kuriozitet e ka shuar gazetarja e njohur shqiptare Dasara Karaiskaj, e cila ka takuar disa prej tifozëve skocezë dhe u ka kërkuar atyre që të ngrenë fustanellat dhe të tregojnë nëse kanë apo jo mbathje poshtë saj.

Ata nuk kanë ngurruar aspak dhe kanë ngritur veshjet e tyre para kamerave duke treguar se nuk kishin asgjë poshtë saj.

"Kjo eshte anglishtja e ores 5 te megjesit te nje fundjave. Pra, skocezet nuk kane mbathje poshte fustanellave. E keni me prove. Dhe aj em merrid, nuk pi kafe me skocez ke shpija ime, kshu."- ka shkruar ajo në video.





