Adelina Tahiri është kthyer në një nga personazhet më të komentuara të momentit në mediat rozë. Jeta e saj private përbën një interes të madh për publikun. Siç dihet ajo pak muaj më parë u bë përherë të parë nënë e një djali që e quajti Jon.

Adelina është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale dhe shpesh herë për të komunikuar me fansat e e saj bën video live, ku u përgjigjet pyetjeve të ndryshme. Në një video të fundit, ajo është pyetur për operacionet plastike dhe për herë të parë ka rrëfyer se ka bërë ndërhyrje në buzë.

“Nuk kam bërë operacione plastike. Kam ndërhyrë vetëm tek buzët por nuk është operacion. Megjithatë jam penduar sepse po më akuzoni sikur jam bërë e gjitha”,- shprehet këngëtarja.





