Nga Shqipëria / E Hënë 19 Nëntor 2018, 15:03

‘Do përfundosh në polici', Artës si del e keqja, kërcënon publikisht menaxherin e Taynës

Publikimi i këngës më të fundit nga ana e Taynas ka ngjallur shumë reagime, jo vetëm tek fansat, por edhe te personazhet e njohur. Shumë prej tyre kanë thënë se teksti i këngës së Taynës është një diss për të gjitha reperet e tjera shqiptare. E para që ka reaguar ashpër ndaj kësaj këngë ka qenë Arta Memedi, e cila në një postim në ‘Instastory’ e ka paralajmëruar Taynën se do i fshi këngën nga Youtube.

Mirëpo pas sulmeve kundër Taynës, Artës duket se nuk i del e keqja dhe së fundmi në një postim tjetër ka kërcënuar menaxherin e këngëtares, Rinorin, se do ta çojë në polici.

 

“U munove me anulu koncertin qe e pata ne Vienn edhe smujte me arrit, ki tentu pernjiher me mi largu apet bashkpuntort edhe koleget me ma bo unfolloë se ki arrit, e tash po kercnon apet familjen tem per mi hjek postimet se e verteta dhemb por apet sen ski me arritr veq qe ki me perfundu se shpejti ne stacion policor nese nuk terhekesh! Ti e din mire qka fakte tjera kom ne dore. Epizoda e dyte filloj, a te treten sdon me ni!”., ka shkruar ajo në Instastory.