Nga Shqipëria / E Hënë 19 Nëntor 2018, 15:03

Nxirrte vetëm gjyshen në Instagram, por gjyshi i bën diss-in më të paparë Dojna Memës

Të gjithë ndjekësit e rregullt të moderatores Dojna Mema në Instagram, e dinë se moderatorja shumë herë publikon video shumë komike të gjyshes së saj, e cila me reagimet epike i ka bërë të gjithë fansat e Dojnës për vete.

Mirëpo ndryshe nga gjyshja, Dojna ka zgjedhur që gjyshin mos ta ekspozojë aq shumë. Edhe pse ajo ka treguar që ai është po aq tip sa nëna, ajo nuk shpërndarë ndonjë video të tij pavarësisht kërkesës së fansave.

Mirëpo edhe pse Dojna nuk e ka bërë të famshëm, gjyshi e ka marrë vëmendjen e të gjithëve në një faqe tjetër. Në një postim në Instagram, Dojna ka publikuar një foto të gjyshit të saj dhe të Erjon Veliajt.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Kur ble fustan te bardhe te shkurter... Ky eshte mendimi i gjyshes sime ð??? #nonalifestyle

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

 “Jo po se të gjithë: Nxirr gjyshen në Insta nxirr gjyshen. Gjyshi ndërkohë del në Insta më të rëndësishme se i imi.”- shkruan me shaka ajo në foton.