Olti Curri është padyshim një ndër personazhet që tërheq gjithmonë vëmendjen me deklaratat e tij të drejtpërdrejta kundrejt personazheve VIP. Së fundmi, ai është kapur me këngëtaren e njohur Tayna, e cila dy ditë më parë ka publikuar këngën e saj të re "Pow pow".

Siç duket, Oltit nuk i ka pëlqyer aspak teksti i këngës dhe për këtë arsye ka reaguar në 'Instastory' duke thumbuar keq reperen e njohur.

"Sa tekst i thellë! Qenke këput në bythë me këtë këngë mi Tatjana, se ato këngët e para dukeshin nice. Para këtij teksi edhe sherri mes Ardi Daullxhiut dhe Ujkut të Cërrikut duket debat akademik."- ka shkruar Olti me ironi.






