Dy ditë më parë reperja e njohur shqiptare, Tayna ka publikuar këngën e saj më të re që titullohet "Pow Pow". Në tekstin e këngës kishte shumë disse, gjë që shumë nga fansat e saj thanë që i drejtohen këngëtares Arta dhe repereve të tjera.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Arta Memedit, e cila në një postim në ‘Instagram’ e cila e ka sulmuar keq Taynan.

“Ti zemer ata zanat neper kang “Aaaaah” i ki msu ne tjeter ven po tu kan ngatru skena me krevatin ski faj as Ti! E Mos na dil neper televizore kishe ki hjek dej sa ki mbri ku je ot se ti me ligjin e terheqjes asi ligjin e “bananes” shume shpejt ki hyp nalt as edhe nji dit ski hjek per me na kallxu qysh me mri sukses, s’je shembull adekuat ti per suksesin e rinise se ki mar ne krah te Rina Balaj’s nepermjet ofendimeve gjoja po boj rep edhe ne krah te atina qe ti ka le folloëersat, klikimet, dezodorantat e tj! E ma direkte se qikjo ska, heren tjeter amon bona tagg ne kang kur na kushton rreshta e mos u tut. E tash vazhdoni, veq najdit edhe naj kang keni me fshi prej youtubes Qaq pishman qe keni mi ra sepse jom kon aty kur kan nis rrajt e ksaj pune pa kon hiq ti rep zhgleistja prezente ne rreth dhe i di senet qe publiku i dashur nuk e kan idejen se si kan funksionu senet per me mri ti me dal ne skene. Per detale nihemi qitu pas pak.

“I ki shku banes rafsh 3 muj cdo nat para se me ja bo nji kang e nji klip (pa dijenin tem), dhe ja qe i paska funksionu ligji i terheqjes asaj. Qe kan me vazhdu kercenimet kan me dal disa imazhe shume te vrazhda per audienc", shkruan Arta.

Pas Artës ka reaguar edhe Fifi e cila në një postim ka dal në mbështetje të Artës. Por fansat nuk e kanë pritur aspak mirë këtë vendim të saj dhe e kanë akuzuar atë se saj mbanë që ti flas ballë për ballë Taynës. Fifi ka publikuar edhe një koment të një fansi të Taynës dhe shkruan se nuk i bën përshtypje. "Jam shumë krenare me trupin tem, me tulat dhe me ate qe boj", shkruan Fifi nder te tjera.





