Së fundmi në emisionin e njohur "Mos i fol shoferit" ka qenë i ftuar ish banori i "Big Brother Albania" dhe moderator i njohur Arjon Muça. Ai ka treguar më shumë rreth karrierës së tij dhe jetës private.

Si asnjëherë më parë, Arjoni ka zbuluar se i kanë ofruar 100 mijë euro për një natë, gjë të cilën ai e ka konsideruar si një gafë.

"E kam bërë njëherë atë gafë. Ishte një gafë, nuk duhet përsëritur. Më kanë ofruar më shumë se një herë dhe unë thashë vetëm një herë”, rrëfeu Arjoni.

Më vonë ai u pyet nga moderatorja Rudina Dembacaj se nëse do të pranonte që të flinte për 100 mijë euro me një femër të shëmtuar.
“Po. 100 mijë euro bëjnë punë, nuk kam pse të bëhem hipokrit.”, ka përfunduar Arjoni duke çuditur publikun.





