Nga Shqipëria / E Hënë 19 Nëntor 2018, 13:01

Fansja i publikoi momentet në shtrat, Adrian Bujupi bën reagimin që nuk pritej

Pak ditë më parë në media bënë bujë disa video ku një fanse e këngëtarin Adrian Bujupi e kishte filmuar këngëtarin teksa kishte kaluar natën me të.

Vajza në fjalë kishte publikuar në profilin e saj në Instagram disa video ku shfaqej Adriani i shtrirë në shtrat, ndërkohë që ajo po e filmonte. Në një moment ajo shihet duke u larguar dhe duke e lënë këngëtarin shqiptar në gjumë. Pranë videos kishte shkruar: “Ishalla dalin binjakë”.

Deri më sot Adriani nuk kishte reaguar lidhur me këto lajme. Mirëpo pak më parë ka vendosur të thyejë heshtjen nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ai ka publikuar një foto ku shihen dy binjakë, ndërkohë që nuk ka shkruar asgjë pranë saj. Shumë fansa i kanë komentuar dhe kanë qeshur me veprimin e këngëtarit.