Nga Shqipëria / E Hënë 19 Nëntor 2018, 12:12

'Shyqyr që kanë ardhur këto kohë', Miss-i shqiptar pranon publikisht operacionet plastike

Shumë personazhe të njohur në vendin tonë shumë herë janë akuzuar se kanë bërë ndërhyrje të ndryshme në trup dhe në fytyre. Mirëpo të rrallë kanë qenë ata që e kanë pranuar publikisht se kanë kryer operacione plastike. Së fundmi ish Miss Shqipëria, Suada Sherifi për herë të parë ka folur hapur për ndërhyrjet që ka kryer.

E pyetur nga fansat se nëse ajo ka bërë ndonjë ndryshim në pamjene  saj, Suada ka pranuar se ka kryer ndërhyrje dhe se nuk është penduar aspak për këtë gjë.

"Unë bëj ça të dua për sa kohë ndihem mirë me veten. Dhe shyqyr që na kanë ardhur këto kohë. S'do rri të bëj si nëna natyrë këtu. Por edhe ndonjë gjë të madhe nuk kam bërë se s'kam pas nevojë. Por as jam penduar për çfarë kamë bërë", ka shkruar Suada.