Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Mimoza Shkodra është padyshim një ndër personazhet që pëlqehet shumë nga publiku dhe këngët e saj dëgjohen nga të gjithë dhe kanë një numër të madh klikimesh në Youtube.

Së fundmi Mimoza ka qenë shumë e komentuar në media, pasi pak muaj më parë i dha fund lidhjes me këngëtarin Seldi Qalliu. Ndonëse ajo nuk ka dashur të flas për këtë temë, së fundmi në një intervistë ka thënë se tashmë ndihet e lirë dhe e lumtur.

Ditën e sotme, ajo i ka habitur të gjithë fansat teksa ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me motrën e saj. Të dy vajzat shihen teksa kanë pozuar në natyrë dhe janë mbështetur tek njëra tjetra.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë ngjashmëria e madhe mes tyre, aq sa fansat nuk kanë mundur të bëjnë dot dallimin se kush është Mimoza dhe kush motra.





