Ditën e djeshme në emisionin "Thumb" ka qenë e ftuar moderatorja e njohur e emisionin "Ftesë në 5" Bieta Sulo ku përveç jetës së saj private, ka folur dhe për rivalen e saj Rudina Magjistari emisioni i së cilës është në të njëjtin orar me atë të Bietës.

Ndonëse është treguar e kujdesme në atë që ka thënë Bieta nuk i ka kursyer edhe disa kunja për moderatoren e njohur Rudina Magjistari, e cila është shumë e dashur dhe e ndjekur nga publiku.

Sipas saj suksesin e Rudinës pasditeve ia atriboi dy faktorëve; ndërrimit të shpeshtë të autorëve dhe prezantueseve të formatit të njejtë në Top dhe mungesës së përballjes së drejtpërdrejtë (dikur, Pasditja e Topit niste kur mbaronte ajo e Klanit).

‘Rudina nuk e ka ngrënë bukën kot gjithë këto vite. Unë them që ajo nuk e ka ngrënë bukën kot por edhe nga televizoni, hapësira është lënë bosh. Mendoj që të dyja këto tani do duhet të rregullohen’ – u shpreh Bieta me një të qeshur të lehtë.





