Nga Shqipëria / E Diel 18 Nëntor 2018, 18:06

E dinim vetëm këngëtare, por s’do ta besoni cili është profesioni i vërtetë i Mimozës

Këngëtarja shumë e njohur Mimoza Shkodra ka qenë kohët e fundi në vëmendje të mediave rozë që pas ndarjes me këngëtarin  njohur Seldi. Ndarja e tyre u diskutua gjatë, mirëpo siç tregoi dyshja edhe pse ata i dhanë fund çdo gjëje vazhdojnë të gëzojnë respekt për njëri tjetrin.

Siç dihet Mimoza prej vitesh është një nga këngëtaret më të dëgjuara në vendin tonë, mirëpo askush se dinte që në Zvicër, ku dhe jeton prej vitesh këngëtarja kryen një profesion tjetër.

E ftuar së fundmi në ‘Mirage’, Mimoza ka zbulaur se ajo ka mbaruar për teknike e farmacisë dhe se e ushtron këtë profesion në Zvicër prej vitesh. Sipas saj ky profesion e ka mbajtur shumë më afër realitetit dhe se ai profesion i jep një balancë në jetë.