Ditën e sotme, dy këngëtaret shumë të dashura për publiku, Aurela Gaçe dhe Eli Fara kanë qenë të ftuara në spektaklin "E diela shqiptare", ku kanë prezantuar dhe këngën e tyre pjesëmarrëse në ‘Kënga Magjike’.

Kënga titullohet “Zemra Rratatata”, dhe për herë të parë në gjithë këto vite dy këngëtares dhe mikeshat e mira kanë ardhur në një duet që është pritur shumë mirë nga publiku.

Në një postim në ‘Instagram’ pak kohë më parë Aurela ka publikuar një foto ku ka shkruar se kjo këngë është një dhuratë për të gjithë fansat në këtë 25 vjetor të miqësisë me Eli Farën.
“Me ne fund bashkepunimi yne i pare. 25 vjet miqesi e ngushte, asnje kenge. Duhej 20 vjetori i Kenges Magjike qe te mendonim ti jepnim publikut tone nje dhurate. Nga shpirtrat tane per ju.”, shkruan ajo.





