Nga Shqipëria / E Diel 18 Nëntor 2018, 16:04

'S’ishte gjë', Rudina Dembacaj flet për herën e saj të parë me një mashkull

Rudina Dembacaj është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ajo është bërë e njohur që në daljet e saj të para në “Portokalli” dhe më pas në emisionin e saj “Mos i fol shoferit”. Ditën e djeshme Rudina ka qenë e ftuar në emisionin “Pop Culture”, ku në rubrikën 'Flakë fare' ka folur dhe për herën e parë kur ka kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas saj nuk ka qenë një eksperiencë aspak e mirë, mirëpo nuk është penduar, pasi e ka bërë kur e ka ndjerë.

“Shumë e shëmtuar është. Unë jam rritur në periferi, në Lezhë dhe herën e parë e imagjinoja uau, sikur çfarë do të ndodhë aty", u shpreh Rudina duke zbuluar se hera e parë ka qënë në moshën 19 vjeç.

“S’mu duk as vonë as herët. Kur e ndjeva e bëra. Por s’ishte gjë. Ishte si film pa muzikë. Mungonte një dorë regjie", u shpreh Rudina.