Nga Shqipëria / E Diel 18 Nëntor 2018, 16:04

Publikoi foton pa rroba të Ronelës dhe tha se e pëlqen, këngëtarja i kthen përgjigje reperit

Disa kohë më parë, reperi i njohur shqiptar S4MM në një intervistë tregoi simpatinë e madhe që ka për këngëtaren Ronela Hajati. Ai tha se ndonëse nuk e njeh nga afër e pëlqen shumë madje në një postim në ‘Instagram’ publikoi dhe një foto topless të këngëtares duke shkruar: “Uffff” dhe duke e shoqëruar mbishkrimin me shumë zemra dhe lule.

Mirëpo lidhur me deklaratat e ti, Ronela nuk reagoi kurrë deri më sot ku për herë të parë ka folur për emisionin “Jo vetëm mode”.

“Nuk është se e njoh personalisht këtë djalin, por suksese. Nuk e diskutoj që është një shaka shumë hm dashamirëse,” u përgjigj Ronela duke qeshur paksa në siklet.