Nga Shqipëria / E Diel 18 Nëntor 2018, 16:04

Pamje/ Tian dhe Patrisi surprizojnë Tunën në mënyrën më të ëmbël

Këngëtarja e njohur Tuna ka qenë padyshim një ndër personazhet më të komentuara kohët e fundit në media. Jeta  e saj private përbën gjithmonë një interes të madh për publikun që nuk kalon pa u përfolur nga ë gjithë.

Ditët e fundit nëpërmjet postimeve, ajo ka treguar se është larguar nga Kosova dhe ka udhëtuar për në Zvicër për shkak të koncerteve. Për këtë arsye ka lënë në shtëpi djalin, Tian së bashku me bashkëshortin Patris.

Mirëpo siç duket ata e kanë ndjerë mungesën e Tunës në shtëpi dhe që në mëngjes kanë përgatitur një video shumë të ëmbël për mami Tunën.

“Mirmëngjes mami” – shkruhej krahas videos, ku shfaqet Patrisi teksa argëtohet me vogëlushin.