Dy muaj më pare, bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta, Ermal Hoxha përfundoi dënimin e tij në burg dhe u la i lirë pas 5 vitesh. Ai u bashkua më në fund me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën e vogël Hera. Rezarta ka qenë shumë aktive dhe ka publikuar vazhdimisht foto dhe video të familjes së saj.

Ditën e sotme, ajo feston ditëlindjen dhe për herë të parë pas shumë vitesh më në fund do ta festojë së bashku me bashkëshortin Ermal. Çifti i njohur është nisur për një udhëtim romantik.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë Rezarta, e cila ka publikuar disa foto shumë të ëmbla me Ermalin ku ka treguar se ndodhen aktualisht në Barcelonë, ku dhe po festojnë ditën e saj të lindjes.

“Ditëlindja më e bukur për mua”, ka shkruar Rezarta pranë një fotoje ku shihet me burrin duke pozuar përpara një pasqyre.





