Nga Shqipëria / E Diel 18 Nëntor 2018, 15:03

'Hiq dorë nga muzika', Fjolla thumbon keq Tunën në mes të emisionit

Siç dihet marrëdhëniet mes këngëtareve të njohura, Tuna dhe Fjolla Morina nuk janë aspak të mira. Vite më parë, ato u bënë pjesë e një sherri i cili u diskutua gjatë nga mediat. Shkak për këtë sherr ishte kënga e njohur ‘MMV’, ku Tuna këndonte me Getoar Selimin. Siç u përfol atëherë kjo këngë ishte një diss për Fjollën gjë që kjo e fundit se priti aspak mirë.

Mirëpo vite pas këtij sherri, duket se Fjollës si ka dal e keqja me këngëtaren Tuna dhe e ka sulmuar atë sërish mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Shiko kush luan’.

Teksa është pyetur se cila këngëtare duhet të lërë muzikën, Fjolla ka marrë shënjestër dhe ka goditur fotografinë e Tunës duke treguar kështu se tashmë ka ardhur koha që Tuna të largohet nga muzika.