Siç dihet marrëdhëniet mes këngëtareve të njohura, Tuna dhe Fjolla Morina nuk janë aspak të mira. Vite më parë, ato u bënë pjesë e një sherri i cili u diskutua gjatë nga mediat. Shkak për këtë sherr ishte kënga e njohur ‘MMV’, ku Tuna këndonte me Getoar Selimin. Siç u përfol atëherë kjo këngë ishte një diss për Fjollën gjë që kjo e fundit se priti aspak mirë.

Mirëpo vite pas këtij sherri, duket se Fjollës si ka dal e keqja me këngëtaren Tuna dhe e ka sulmuar atë sërish mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Shiko kush luan’.

Teksa është pyetur se cila këngëtare duhet të lërë muzikën, Fjolla ka marrë shënjestër dhe ka goditur fotografinë e Tunës duke treguar kështu se tashmë ka ardhur koha që Tuna të largohet nga muzika.





