Moderatorja dhe aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj së fundmi ka qenë e ftuar në rubrikën "Flak fare" në "Pop Culture" me moderatorin Kelvi Kadilli, ku i është përgjigjur një serë pyetjesh nga jeta e saj private dhe karriera.

Ajo është pyetur nga Kelvi se nëse i mungon karriera e mëparshme si aktore dhe dalja në skenë, por Rudina ka rrëfyer se jo është mjaft e kënaqur me atë që ka arritur.

“Jo sepse unë jam aty ku kam dashur gjithnjë të isha. Në një skenë më madhështore dhe njerëz më profesionistë. Teatri është shumë i rëndësishëm për mua. Gjithsesi unë jam mirënjohëse. Edhe Argon Llakajt i jam mirënjohëse, edhe pse s’e duroj dot si individ.”- u shpreh Rudina duke u rikthyer tek sherri i bujshëm me Llakajn.

“E kam thënë dhe herë të tjera, s’e duroj dot. Dhe isugjeroj të mos më dalë para.”- vazhdoi aktorja teksa u pyet se përse nuk e duron dot Agronin.





