Nga Shqipëria / E Diel 18 Nëntor 2018, 13:01

Shkoi për herë të parë në emisionin e të birit, nëna e Ermalit përballet me super surprizën

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Xing me Ermalin" ka qenë e pranishme në publik për herë të parë edhe nëna e moderatorit Ermal Mamaqi , e cila kishte zgjedhur këtë puntat pasi festonte ditëlindjen dhe pikërisht e ftuar ishte një nga këngëtaret e saj të preferuara, Arilena Ara.

“Sot ka ardhur një fanse shumë e veçantë e jotja sidomos për këngën ‘Nëntori’. Mamaja ime ka ditëlindjen dhe ka ardhur sot për herë të parë në studio pas 3 vitesh emision”, tha moderatori.

Në këtë moment, Arilena dhe Ermali janë ngritur dhe i kanë kënduar këngën e ditëlindjes zonjës Luli, e cila është emocionuar pa masë.

Ermali i ka dhuruar nënës së tij një buqetë të madhe me lule dhe një zarf të mbushur me euro nga ai dhe vëllai Ermir.

“Faleminderit shumë mami që ekziston”, u shpreh moderatori duke përqafuar të ëmën.