Ndeshja e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Skocisë ka qenë një nga më të diskutuarat orët e fundit në media. Humbja e thellë e kombëtares me rezultatin 4 me 0 është diskutuar shumë dhe ka sjellë shumë pakënaqësi. Të shumtë ishin ata që bën përgjegjës kapitenin e kombëtares, Mërgim Mavrajn, si shkaktar të humbjes.

Mavraj u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 20-të dhe ka lënë ekipin me 10 lojtarë. Ai u largua nga fusha pasi gjuajti me kokë kundërshtarin, gjë që e penalizoi dhe është dërguar menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Mirëpo në një lidhje ‘live’ me gazetaren Hygerta Sako, Mavraj, e ka mohuar që ta ketë gjuajtur kundërshtarin me kokë. Kjo gjë është kundërshtuar nga ana e moderatores e cila ka insistuar që ai e ka goditur me kokë lojtarin dhe nuk mund ta mohojë pasi ka filmime. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga ana e Mavraj, i cili është nxehur keq me Hygertën.

“Arbitni pra që veproi gabim, ju e dini që ai është veprim i dënueshëm me karton të kuq.”, shprehet moderatorja.
“Cili është veprim i dënueshëm?”, e pyet Mërgimi.
“Goditja me kokë e kundërshtarit”, thotë Hygerta.

“E pe ti që ishte goditje me kokë? Nuk ishte goditje me kokë, lojtari mua vetë më tha pas ndeshjes që s’më ke prekur fare, kurse lëvizja ishte me trup me gjoksin tim.”, shprehet Mërgimi.

“Atëherë vetëm të jemi verbuar të gjithë. Mërgim po e shoh në këto moment. Është goditje e pastër me kokë”, ka përfunduar Hygerta e nxehur.





