Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Xing me Ermalin" ka qenë e ftuar këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun Arilena Ara. Arilena ka folur për suksesin madh të këngës "Nëntori" që e beri këngëtaren të njohur në të gjithë botën, por edhe për jetën personale.

Në një moment gjatë intervistës, Arilena ka shpërthyer në të qara pasi ka rrëfyer se të gjithë suksesin e saj ja dedikon padyshim babait të saj të ndjerë, i cili iku nga jeta kur ajo ishte në moshë të vogël.

“Nuk kam folur kurrë por dua ta them sepse për mua është aq sa e shenjtë, aq edhe dua ta dijë gjithë bota. Unë kam patur një baba të jashtëzakonshëm”, u shpreh Arilena teksa sytë ju mbushën me lot.

“Nuk kam folur jo pa qëllim, sepse e di që do prekesha. Që kur e kam humbur babin, kur dëgjoj fjalën ‘Baba’, më tingëllon çuditshëm. Jam e lumtur për njerëzit që e kanë babain e tyre sepse është fat i madh të thuash baba. Por sot dua t’ja them botës që babai ka qenë mbështetja ime më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij. Ai donte të isha këtu ku jam dhe shpresoj të jetë krenar për mua”, u shpreh Arilena.







