Nga Shqipëria / E Diel 18 Nëntor 2018, 12:12

'Lojtarë fasulesh, hiqni Panucc-in', Noizy sulmon keq Kombëtaren pas humbjes

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ndeshja mes "Kombëtares Shqiptare" dhe Skocisë në Shkodër. Skuadra jonë humbi me rezultatin e thellë 4 me 0, gjë që acaroi shumë tizofa kuq e zinj, por edhe personalitete të njohur.

Njëri prej tyre ka qenë Noizy, i cili  i acaruar nga performanca e dobët e lojtarëve ka shpërthyer në ofendime kundër tyre dhe ka kërkuar largimin e trajnerit italian Panucci. Madje në postim e tij në Instagram, Noizy ka rrëfyer se tani skuadra e tij e preferuar është ajo e Kosovës, e cila e mundi Maltën me rezultatin 5 me 0.

“Kosova është skuadra ime e preferuar  për momentin. Mezi po pres Europianin dhe Botërorin. Shqipërin se mbaj mend kur ka fituar. Lojtar fasulesh”, ka shkruar Noizy në një postim.

Burimi:Iconastyle.al.