Nga Shqipëria / E Premte 16 Nëntor 2018, 21:09

Pas ndarjes së bujshme, Mimoza Shkodra habit me atë që thotë për Seldin

Këngëtari Seldi dhe Mimoza Shkodra kanë qenë një nga çiftet më të komentuara në media. Ata i habitën të gjithë teksa krejt papritur lajmëruan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, pak muaj pasi bën publike lajmin e fejesës.

I pari që pranoi ndarjen ishte Sledi i cili në një nga puntatat e spektaklit ‘Dance with me’ rrëfeu se çdo gjë mes tyre kishte marrë fund, po ai vazhdonte të kishte shumë respekt për këngëtaren.

Ditën e sotme, Mimoza ka qenë e ftuar në emisionin ‘Mirage’ ku për herë të parë ka reaguar dhe ka folur rreth ndarjes nga Seldi.

"Tani jam single. Të gjithë e dinë që jam ndarë. Për momentin jam e ngarkuar me punë dhe jam shumë e lumtur, jam e qetë dhe shumë rehat. Kam shumë punë, projekte të cilat mezi pres të dalin", u shpreh Mimoza