Ish missi shqiptar, Suada Sherifi është cilësuar gjithmonë si një nga femrat më të bukura shqiptare, e cila gjithmonë ka marrë vëmendjen e publikut me jetën e saj private. Siç dihet ajo është nënë e një vajze dhe që prej kohës kur Deizi ka ardhur në jetë, Suada është shkëputur nga televizioni dhe ka hapur një biznes privat.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe publikon vazhdimisht foto nga familja e saj. Ditën e sotme ka shkrirë së qeshuri të gjithë ndjekësit pasi ka postuar një foto ku vajza e saj e vogël po e imiton.

Deizi ka marrë syzet e Suadës dhe një libër dhe shihet teksa lexon e shtrirë në shtrat. Pranë fotos që ka shkrirë së qeshuri ndjekësit, modelja ka shkruar: "Fëmija imiton çdo gjë tonën dhe qenka një lumturi e paparë. Na falni për rrëmujën. Realisht kaq rrëmujë jemi gjithmonë sepse, yhyy, krevati është vendi i preferuar për Deizin."





