Nga Shqipëria / E Premte 16 Nëntor 2018, 21:09

E masakruan pasi tha se ka fobi njerëzit e shëmtuar, vjen reagimi i Aurela Hoxhës

Prej ditësh në media është komentuar gjatë deklarata e fortë e modeles Aurela Hoxha, e cila rrëfeu në emisionin “Pop Culture” se kishte fobi nga njerëzit e shëmtuar.

“Për të qenë e sinqertë, po. Do doja të thoja jo, por që kur kam qenë e vogël, mami më ka thënë që kisha një lloj sikleti, frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më ka treguar që në klasë të parë ka qenë një zotëri që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën kur ikja në shkollë. Ai ishte i madh dhe i shëmtuar. Kisha frikë ta takoja. Më duket se pas një fytyre jo detyrimisht të bukur, por të ëmbël fshihet një shpirt i mirë. E kundërta i kam fobi njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë”, tregoi ajo.

Kjo deklaratë  e saj u prit shumë keq nga publiku i cili e masakroi Aurelën me komente dhe kritika negative.

Mirëpo për herë të parë ditën e sotme, modelja ka reaguar nëpërmjet një statusi në Instastory ku ka sqaruar deklaratën e saj.

“Pra njerëz të mirë, e kam fjalë për këtë lloj bukure, atë që nuk e them vetëm unë por e thonë libra të shenjtë e njerëz që kanë lexuar njëherë në jetë dhe e dinë çdo të thotë energji dhe shpirt i bukur. (nuk kam folur as për gjatësi këtu, as për buzë të trasha, as sy blu”., shkruan ajo në postim.