Nga Shqipëria / E Enjte 15 Nëntor 2018, 13:01

Vajza e Niko Peleshit ka ditëlindjen, torta e çuditshme do t’ju shkrijë së qeshuri

Vajza e Niko Peleshit, Aleksia ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të publikut me pamjen e saj. Ajo është komentuar gjatë për fizikun e saj dhe bukurinë  rrallë. Ditën e sotme Aleksia feston 17 vjetorin  lindjes.

Ajo ka qenë shumë aktive dhe ka publikuar vazhdimisht foto dhe video nga ditëlindja e saj. Mirëpo një nga dhuratat më të çuditshme që ajo ka marrë ka qenë një tortë e cila ka shrkirë së qeshuri jo vetëm atë por edhe fansat.

Në tortë shfaqej fytyra e Ardi Daullxhiut, durrsakut që u bë i famshëm vite më parë në emisionin “Zonë e Lirë” pasi kërkonte një ‘nuse për shtëpi’.

“Torta më e çuditshme që kam marrë ndonjëherë por i dua këto 4 idiotet”, ka shkruar Aleksia përbri kësaj fotoje dhe duhet thënë se kjo është një nga torta më të çuditshme dhe qesharake që keni parë ndonjëherë.