Nga Shqipëria / E Enjte 15 Nëntor 2018, 13:01

‘Vendosa të të kem në lëkurën time’, Alfio bën tatuazhin më domethënës për Fatmën

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë kthyer në një nga dyshet më të komentuara në media që pasi bën publike lidhjen e tyre. Ata në intervista dhe postime të ndryshme kanë treguar publikisht se janë shumë të dashuruar pas njëri-tjetrit.

Ditën e sotme Alfio e ka surprizuar partneren e tij pasi ka zbuluar se ka bërë një tatuazh që ja dedikon asaj. Në një postim në Instagram ai ka treguar se ka bërë një zemër të kuqe në qafë dhe pranë saj ka shkruar: : "Vazhdoj dhe mendoj qe nuk ka fjale aq te bukura per te te thene sa shume te dua!...Prandaj vendosa te te kem ne lekuren time per te falenderuar per dy vitet me te bukura te jetes time".

"Të dua sa bota", ka qenë komenti i Fatmës.