Nga Shqipëria / E Enjte 15 Nëntor 2018, 12:12

Ndër më të kërkuarit dhe të pasurit, por aktorit të njohur i heqin rolin se është i shkurtër

Aktori i njohur i filmit "Mission Impossible", Tom Cruise është padyshim një ndër aktorët më të dashur për publikun, filmat e të cilit janë kthyer në më të shikuarat. Mirëpo së fundmi aktori dhe kolegu i tij  Lee Child ka thënë se Cruise është shumë i shkurtër dhe do të zëvendësohet në serinë e ardhshme të filmit ‘Jack Reacher’.

“Cruise, kishte gjithë talentin, por nuk kishte atë fizik”, tha Child për BBC Radio.

Siç ka rrëfyer ai në librin për fëmijë të Child, Reacher përshkruhet si një burrë i gjatë 1.98 metra i gjatë dhe me duart në madhësinë e një pjate. Por aktori është vetëm 1.73 metra i gjatë. Madje dhe shumë fansa kanë qenë kundër që rolin e majorit amerikanë ta luante Cruise pasi nuk përshtatej fizikisht.