Nga Shqipëria / E Enjte 15 Nëntor 2018, 12:12

Gjyshe e një vajze, por këngëtarja shqiptare bën deklaratën e papritur: 'Do martohem serish'

Këngëtarja shqiptare e hitit "Leje leje", Albërie Hadërgjonaj është padyshim një ndër këngëtaret që pavarësisht moshës ka arritur të jetë mjaft në formë dhe gjithmonë është e kuruar. Siç dihet ajo është nënë e dy vajzave dhe gjyshe, pasi vajza e saj e madhe është bërë nënë e një vajze.

Pavarësisht kësaj ajo nuk ndalet së surprizuari fansat e saj me fotot provokuese. Mbrëmjen e  djeshme Albëria publikoi disa foto ku shihej krejtësisht e shndërruar e veshur me një fustan të ngushtë dhe një kurorë mbi kokë.

Pranë fotos ajo ka shprehur dëshirën që të martohet sërish. “Ti të bën të martohesh sërish pa e pasur në mend”, ka shkruar Albëria pranë fotos që është pëlqyer shumë nga fansat.