Nga Shqipëria / E Enjte 15 Nëntor 2018, 11:11

Përqafimi më i ëmbël në botë, kjo foto e Amelis dhe Miriamit do t’ju shkrijë zemrat

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më simpatike shqiptar, të cilët gjithmonë komentohen për jetën e tyre private. Dyshja dy vite më parë u bënë prindër për herë të parë të një vajze që e pagëzuan me emrin Ameli.

Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh herë publikojnë foto të vogëlushes duke ëmbëlsuar kështu ditën e fansave të tyre. Pak më parë ka qenë Miriami ajo që ka publikuar një foto ku shihet duke u përqafuar me Amelin pak përpara se ajo të niset për në kopësht.

"Disa përqafime përpara kopështit. Mirëmëngjes", shkruan Miriam.