Një vit më parë këngëtarja shumë e dashur për publikun Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë Tian.

Tian tashmë është rritur shumë dhe ka filluar që të thotë fjalët e para. Në një video që këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale, vogëlushi shihet teksa shqipton emrin e nënë së tij.

“Tuna”, thotë ai plotë ëmbëlsi dhe siç duket këngëtarja ka fluturuar nga gëzimi duke qenë se është hera e parë që Tian e thërret në emër. Tuna vazhdimisht publikon video të djalit, ku shumë herë ka treguar se ndonëse Tian është shumë i vogël ka një talent të madh në muzikë si dy prindërit.
View this post on Instagram






