Reperi i njohur me origjinë shqiptare, Gashi, gjithmonë ka qenë krenar për origjinën e tij dhe nuk ka ngurruar që ta tregojë atë përpara gjithë botës. Në shumë koncerte ai ka nxjerr shpesh herë flamurin shqiptare dhe madje dhe në qafën e tij ka një varëse ku është e gdhendur shqiponja.

Mirëpo në koncertin tij të fundit ai ka surprizuar të gjithë fansat teksa e ka kthyer koncertin në një dasmë tipike shqiptare. Në disa video të publikuara prej Gashit në rrjetet sociale, reperi i famshëm është duke kërcyer valle shqiptare nën tingujt e muzikën popullore.

Siç shihet nga pamjet ai është rrethuar nga një turmë e madhe me njerëz të cilët ndonëse nuk i din lëvizjet e valles, kërcejnë së bashku me këngëtarin e famshëm.

"Përse i kthej të gjitha koncertet e mia në dasmë shqiptare.” – shkruan reperi krahas videos.
Në videon e rregjistruar nga fansat, shkruhet se Gashi i kërkonte vajzës të mos ndalonte së kërcyeri.
“Vajza: ‘Por nuk jam shqiptare’; Gashi: ‘Do të mësosh sot” – sqaronte në komente Gashi.





