Modelja me origjinë shqiptare Lorena Haliti është një nga vajzat më të bukura e cila pak vite më parë u shpall "Miss Ibaho Teen USA", dhe rrëmbeu vëmendjen me pamjen dhe fizikun e saj shumë seksi.

Prej kohësh ajo është komentuar gjatë në media për lidhjen me futbollistin e njohur amerikanë Tanner McEvoy, me të cilin e konfirmoi lidhjen pak muaj më parë duke postur një foto ku shfaqeshin në Disnay Land.

Mirëpo pa kaluar shumë kohë pasi bën publike lidhjen është mësuar se Lorena dhe Tanner i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Sipas burimeve pranë prive çifti janë ndarë prej kohësh.

"Përfundimisht, Lorena dhe Tanner i kanë dhënë fund lidhjes para disa javësh. Çifti duket se e kanë seriozisht", ka thënë burimi për "Prive".

Kujtojmë që Tanner është një nga futbollistët më të paguar në Amerikë. 3 vitet e fundit ai ka marrë rreth gjysmë milioni dollarë çdo vit nga pagesa bruto, pa llogaritur të ardhura të tjera.





