Këngëtarja shumë e dashur për publikun Elhaida Dani është cilësuar gjithmonë si një ndër këngëtaret me zërin më të fuqishëm në vendin tonë. Një vit më parë, ajo mori pjesë në “Kënga Magjike” dhe u rendit e dyta, duke qenë se çmimin e parë e rrëmbeu Anxhela Peristeri.

Mirëpo këtë vit, këngëtarja ka ardhur e gatshme dhe e ka ndarë mendjen që të marrë çmimin e parë në 20 vjetorin e festivalit të njohur. Nëpërmjet një postimi ajo i ka shpallur sfidë të gjithëve, dhe shprehet e gatshme që të rrëmbejë trofeun.

"Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do shihemi në gjyq me Ardit Gjebrea dhe Eni Çobani", shkruan Elhaida teksa fansat menjëherë kanë komentuar se mezi presin të dëgjojnë këngën e saj.





