Albërie Hadërgjonaj pavarësisht moshës vazhdon ende të mbahet si një nga këngëtaret më simpatike shqiptare. Ajo tërheq gjithmonë vëmendjen me jetën e saj private, por edhe me fotot provokuese që publikon herë pas here.

Së fundmi, Albëria i ka habitur të gjithë fansat teksa ka publikuar disa imazhe, ku shihet tërësisht e transformuar. Të gjithë kanë ngel gojë hapur teksa kanë parë këngëtaren me look-un e ri.

Në fotot e publikuara Albëria shihet e veshur me një fustan bojëqielli të mbushur me lupsa që i tregon shumë mirë format trupore, ndërkohë që ajo që e ka transformuar këngëtaren kanë qenë lentet bojëqielli në sy që e bëjnë të duket si tjetër njëri.





